www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Grkovska: Ligji për konfiskim të pronës nuk përputhet me ligjet ekzistuese

Posted on November 24, 2023November 24, 2023 by User User1

Kriminelët janë këmbëngulës në mashtrimin e ligjit dhe sistemit, ndërsa korrupsioni ka efekte shkatërruese në jetën tonë, në jetën e qytetarëve tanë të cilët me të drejtë janë të zhgënjyer nga efektet e dobëta, tha zv. kryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, në debatin e sotëm për Ligji për Konfiskimin.

“Ne jemi një vend i vogël, me shumë sekrete publike, me shumë pak zgjidhje dhe kjo kontribuon në një ndjenjë akoma më të madhe të pafuqisë së qytetarit të thjeshtë. Vijmë në situata në të cilat ata që “ia kanë dalë”, që kanë shfrytëzuar ndikimin dhe pushtetin e tyre, ikin nga ligji”, tha Grkovska.

Ajo vlerëson se sipas analizave Ligji për konfiskim nuk përputhet me ligjet ekzistuese.

“Ky ligj mbron interesin publik të shtetit. E drejta në pronë është e kufizuar në përputhje me Kushtetutën. Ligji mundëson bashkëpunim ndërkombëtar të lehtësuar. Përfitimet e ligjit për të gjithë shoqërinë paraqesin një vlerë të shtuar. Ky ligj nuk përfaqëson dhe nuk duhet të përfaqësojë zëvendësim për konfiskimin në procedurë penale. Nuk është justifikim që prokurorët në procedurë penale të shmangin.

Ky mekanizëm kërkon reagim të shpejtë nga shteti, që pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme të mos përdoret më tutje”, theksoi Grkovska.

Ndonëse e vlerësoi, thotë se është e vetëdijshme se ka vend për përmirësim në këtë zgjidhje ligjore, e cila ende nuk është miratuar. Megjithatë, ajo beson se e njëjta gjë mund të përmirësohet edhe gjatë diskutimit në legjislativ, por edhe përmes debatit publik.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara