www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rama: Ali Ahmeti luftonte për flamur, sot shqiptarët në Maqedoni janë pjesë e pandashme e qeverisjes

Posted on November 23, 2023November 23, 2023 by User User1

Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka shumë më tepër për të bërë, por që sipas tij “shqiptarët si sot nuk kanë qenë kurrë më parë”, shkruan TV21. Rama mori si shembull avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe shembullin e Malit të Zi, ku Dritan Abazoviq, një shqiptar, qeverisi vendin për një periudhë.

Ali Ahmeti luftonte për të drejtën e një flamuri, që nuk mund të ishte dot në përmasa të barabarta, me flamurin e Maqedonisë, por duhet të ishte një flamur më i vogël dhe luftohej për centimetrat e një flamuri, ndërkohë flamuri shqiptar i vendosur nëpër ballkone për ditë feste, mund të ishte një arsye që të shkoje në burg, ndërkohë që sot, jo vetëm që flamuri shqiptar aty është i pakufizuar nga centimetrat për ata që duhen ta qepin, por sot ne kemi në RMV shqiptarët që janë jo vetëm pjesë e pandashme e shtetit, por janë pjesë e pandashme e qeverisjes. Me kryetarin e Parlamentit, me ministrin e Jashtëm, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut është shqiptar, me zv/kryeministrin”, tha Rama./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara