www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti flet për ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve të Kosovës nga komuniteti serb dhe Qeverisë

Posted on November 23, 2023November 23, 2023 by User User1

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së djeshme Christoph Luettmann dhe Simone Ceresa nga organizata CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation.

Siç bëhet e ditur përmes një kumtese për media lëshuar sot, temë e diskutimit ishin aktivitetet e zhvilluara në kuadër të dialogut të brendshëm dhe hapat e ndërmarrë gjatë këtyre 32 muajve qeverisje, për ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve tanë nga komuniteti serb dhe Qeverisë.

U cilësua i suksesshëm procesi i rifillimit të verifikimit të diplomave dhe krijimi i bazës ligjore për verifikimin e diplomave të shkollave të mesme. Gjithashtu, pozitive kanë qenë dhe takimet që ka mbajtur Kryeministri me shoqërinë civile serbe në Kosovë dhe vizitat e tij në lokalitetet e banuara kryesisht nga komuniteti serb.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ka ndarë në muajin shtator të këtij viti një fond prej 3 milionë eurosh për OJQ-të, bizneset e vogla, e fermerët, me disa prej tyre edhe është takuar Kryeministri Kurti gjatë nënshkrimit të kontratave për grantet.

Gjatë bisedës, u përmendën dhe emërimet e serbëve në pozita të larta të institucioneve siç është rasti i Srdjan Sentic, i zgjedhur si Zëvendës Avokat i Popullit dhe zgjedhjes brenda bordit të Trepçës të një anëtari nga komuniteti serb, Dragisa Krstovic.

Kryeministri Kurti theksoi që buxheti për vitin 2024 për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është rritur për 51%. Ai u shpreh optimist për zhvillimin e ndërtimin e besimit mes qytetarëve nga komuniteti serb dhe Qeverisë, sepse Qeveria është aty për ta, dhe me gatishmëri të plotë për të vazhduar me aktivitetet e dialogut të brendshëm e për të dëgjuar kërkesat dhe propozimet e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara