www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Alsident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë aksidentohet një vetur, 1 i vdekur dhe 6 të lënduar

Posted on November 22, 2023November 22, 2023 by User User1

Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 15 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë e poshtme. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme , në aksident është përfshirë një minibus “Mercedes” me targa të Kosovës, i drejtuar nga R.H. (63 vjeç) nga Kosova dhe automjeti i pasagjerëve “golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.I. (19) nga Shkupi. “Dy vozitësit si dhe katër pasagjerët e lënduar nga Kosova, janë dërguar menjëherë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë, ndërsa dy të lënduarit më rëndë janë dërguar në Klinikën  “Naum Ohridski”. Një prej tyre, K.A. (67) ka vdekur nga plagët e marra.  Është kryer kontroll nga sektori i punëve të brendshme Shkup dhe është njoftuar prokurori publik, ndërsa shoferi F.I. është arrestuar”, njoftuan nga MPB. /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara