“Frymë” mban titullin kënga e radhës e Luiz Ejllit, përmes së cilës ka zbuluar shumë gjëra.
Në video, ai ka treguar momentin kur kuptoi se do të bëhet baba deri te zbulimi i gjinisë, gjersa në fund kanë realizuar edhe një ‘Baby Shower’.
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ndau disa nga çastet e tyre të veçanta në klip, ku edhe partnerja e tij Kiara Tito shihet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.
Në tekstin e ndjerë, artisti nga Shkodra ka shprehur gjithë dashurinë e emocionet e tij edhe pse ende nuk e ka marrë në krah foshnjën.
Ai duket po ashtu shumë i emocionuar ku në disa raste gjatë videoklipit shihet edhe duke qarë.
Kiara në anën tjetër ka shkëlqyer me paraqitjet e saj, ndonëse deri më tani kishte fshehur gjithçka. Kënga e postuar para pak çastesh ka marrë dhjetëra mijëra shikime.
Luizi dhe Kiara vlen të ceket se u njohën në BB VIP, ku edhe nisën një romancë dashurie.
Ata patën sakrifica të mëdha gjatë asaj periudhe, pavarësisht që arritën t’ia dilnin e ta dëshmonin historinë e tyre.
Të njëjtit kurorëzuan dashurinë me martesë më 7 maj, në natën finale të spektaklit.