www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski me rastin e 22 Nëntorit uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Posted on November 22, 2023November 22, 2023 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u dërgoi një mesazh urimi pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Para 115 vjetësh pikërisht në Manastirin tonë ndodhi unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe si një hap kyç në kodifikimin e gjuhës shqipe, që është padyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve”, thekson Pendarovski në urim.

Presidenti thekson se në fillim të shekullit të 20-të në Perandorinë Otomane të atëhershme, intelektualët më të shquar shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në kongres i cili rezultoi me vendimin historik për miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

“Frutat e këtij akti krucial politik dhe kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne jemi krenarë që sot bashkësia shqiptare është pjesë e pandashme e Republikës shumetnike dhe shumëkultorore së Maqedonisë së Veriut. Duke dërguar dëshirat më të sinqerta festën ta kalojmë në paqe, shëndet, gëzim dhe mirëqenie, uroj edhe njëherë t’i konfirmojmë bindjet e përbashkëta për solidaritet dhe barazi, si kyçe për prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët”, theksohet në urimin  e presidentit Pendarovski

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara