www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gaza, 28 foshnjat prematurë do të trajtohen në Egjipt

Posted on November 20, 2023November 20, 2023 by User User1

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 28 nga 31 foshnjat e lindura para kohe të transferuara nga spitali Al-Shifa në jug të Gazës për shkak të bastisjes së ushtrisë izraelite u dërguan me ambulanca drejt pikës kufitare Rafah për t’u evakuuar në Egjipt, raporton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se 28 foshnja të lindura para kohe janë marrë me autoambulanca nga spitali “Emirates” në Rafah dhe janë nisur për në pikën kufitare Rafah.

Foshnjat në fjalë do të transferohen në Egjipt nga pika kufitare Rafah për të vazhduar trajtimin e tyre. Procedurat e evakuimit janë kryer në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Në deklaratën nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze për Anadolu thuhet se 3 nga 31 foshnjat e lindura para kohe të transferuara nga spitali Al-Shifa në jug të Gazës janë në gjendje të mirë dhe për këtë arsye do të vazhdojnë të mbahen nën vëzhgim në spitalin e rajonit.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi dje se ka transferuar 31 foshnja të lindura para kohe nga spitali Al-Shifa në veri të Gazës, i cili ka ndërprerë shërbimin për shkak të bastisjes dhe sulmeve të ushtrisë izraelite, në spitalin “Emirates” në jug të Gazës.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara