www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Seanca mes tymit, Rama i përshëndet me “OK” opozitarët: Largohet pa e kthyer kokën mbrapa

Posted on November 20, 2023 by User User1

Seanca e sotme plenare u zhvillua mes kaosit. Prej disa javësh, deputetët e opozitës kanë vijuar me atë që ata e konsiderojnë protestë për të drejtat kushtetuese duke mos lejuar zhvillimin normal të Kuvendit.

I pranishëm në seancë këtë të hënë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka votuar pro për të gjitha projektligjet që ishin në rend dite, më i rëndësishmi ndër to ai për buxhetin për vitin 2024.

Menjëherë pas mbylljes së seancës, që zgjati vetëm 5 minuta, Rama është larguar. Ai fillimisht ka përdorur përshëndetjen ushtarake edhe më pas “OK” ndaj deputetëve të opozitës.

Por në largim ai është hasur në një tjetër situatë. Duket se ndaj tij është hedhur një send. Megjithëse sendi nuk mund të dallohet në kamera, lëvizjet e kreut të qeverisë dhe të një punonjësi të Gardës e tregojnë diçka të tillë. Ky i fundit vendos një dosje pas Ramës teksa ai largohet.

Po ashtu, ministrja për Parlamentin, Elisa Spioropali, dallohet teksa i drejtohet deputetëve të opozitës pas kësaj situate. Pavarësisht kësaj Rama u largua qetësisht nga salla.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara