www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministrja spanjolle kërkon rritje të presionit ndaj Izraelit për të ndalur ‘gjenocidin e planifikuar’ në Gaza

Posted on November 19, 2023November 19, 2023 by User User1

Ministrja e të Drejtave Sociale e Spanjës, Ione Belarra, kërkoi që të bëhet presion i shtuar ndaj Izraelit për të ndalur “gjenocidin e planifikuar” në Gaza, raporton Anadolu.

Belarra mori pjesë në një marshim nga ambasada izraelite në Madrid drejt ambasadës amerikane për të protestuar kundër sulmeve në Rripin e Gazës.

Belarra u tha gazetarëve se sulmet e Izraelit janë një “gjenocid i planifikuar”.

“Që Izraeli të ndalojë asgjësimin e popullit palestinez, Spanja dhe qeveritë evropiane duhet të marrin masa shumë urgjente”, tha ajo.

Hapi i parë për qeverinë e re spanjolle duhet të jetë ndërprerja e marrëdhënieve me Izraelin dhe bashkimi me një koalicion vendesh, të udhëhequr nga Afrika e Jugut, që po përpiqet të sjellë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), tha ajo.

“Ne duhet ta ndalojmë këtë barbarizëm”, tha Belarra, duke shprehur nevojën urgjente që GJNP-ja të lëshojë një urdhër arresti për Netanyahun.

Izraeli filloi sulmet ajrore dhe më vonë një inkursion tokësor në Gaza pas një sulmi të befasishëm të 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi.

Që atëherë, ai ka vrarë më shumë se 12.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ka rrafshuar mijëra struktura civile dhe ka vendosur një bllokadë të plotë duke rezultuar në mungesë të furnizimeve si ushqime, karburant dhe ilaçe.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara