www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshimet në arsim/ A rrezikohen të mbeten pa punë biologët, historianët, fizicientët dhe kimistët? Përgjigjet Agim Nuhiu

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Koncepti i ri për arsim fillor është bërë në vitin 2021 si rezultat i një debati publik, transparent dhe gjithëpërfshirës kur janë dhënë të gjitha rekomandimet jashtë çdo paragjykimi. Ky Kabinet i MASH-it do ta zbatojë këtë koncept deri në shkronjën e fundit, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu.

“Përmbajtja e lëndëve që i përmendni – histori, fizikë, kimi, biologji, nuk do të tërhiqet. Përmbajtja do të jetë siç ka qenë deri më tani, por do të ketë module të përshtatshme që do të prezantohen nga profesorët për lëndët përkatëse me qëllim që nxënësit të kenë mundësi që gjërat që kanë të bëjnë me botën, t’i shohin nga disa aspekte. Ajo për të cilën abuzohet në opinion, që arsimtarët dhe profesorët e këtyre lëndëve do të mbesin pa punë, në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ju premtoj që asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga puna. Do të ketë vetëm ndryshim në modulet konkrete”, tha Nuhiu. /Tv.21

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara