
Anëtarët e Bordit Drejtues të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, para fillimit të Samitit, realizuan takim me presidentin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, ku shkëmbyen mendime dhe qëndrime për rëndësinë e ngjarjes së ardhshme, e cila ka karakter global.
Takim me anëtarët e Bordit Drejtues të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, nikoqire e të cilit në Samitin vjetor është kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe projekteve të përbashkëta, kryetarët e komunave përmes kësaj platforme globale kontribuojnë në tejkalimin e sfidave dhe përmirësimin e shërbimeve në nivel lokal, në interes të qytetarëve.
Parlamenti Global i Kryetarëve të Bashkive
