www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xavi i revoltuar me Arsenalin: Ata nuk janë normalë, luajtën sikur të ishte ndeshje e Ligës së Kampionëve

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Arsenali dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fitorja i ka takuar skuadrës londineze që ka triumfuar mes spektaklit me rezultat 5-3.

Por pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është ankuar duke thënë se ka folur me Mikel Artetën dhe i ka thënë se ka qenë një miqësore dhe jo një ndeshje e Ligës së Kampionëve.

“I thashë trajnerit të tyre Mikel Arteta se ata luajtën sikur kjo të ishte ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe jo një miqësore”.

“Intensiteti me të cilin hynë në ndeshje dhe luajtën nuk është normal për një ndeshje miqësore”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.

Tutje trajneri katalunas tha se e kupton që të gjithë duan të fitojnë, por që skuadra e tij vinte në këtë sfidë pas një virusi dhe e kishte shumë të vështirë.

“Unë e kuptoj plotësisht se të gjithë duan të fitojnë, por për ne kjo ishte vetëm ndeshja e parë në përgatitje dhe pasi virusi e shkatërroi ekipin tonë. Prandaj kjo ndeshje ishte shumë e vështirë për ne”.

“Kjo është arsyeja që u befasova nga entuziazmi me të cilin Arsenali luajti ndeshjen. Nuk është normale për një ndeshje miqësore, të ketë kaq shumë faulle dhe kartonë të verdhë”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Arsenali kishte shkaktuar 21 faulle kundrejt 12 të Barelonës, derisa tre futbollistë të londinezëve u ndëshkuan me kartonë të verdhë. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara