www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kryeparlamentari bullgar në takim me Xhaferin

Posted on November 14, 2023November 14, 2023 by User User1

Maqedonia të arrijë shumicën e nevojshme prej 2/3 për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe me këtë të fillojë negociatat – porositi kryeparlamentari bullgar, Rosen Zheljaskov i cili është në vizitë të RMV me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Në deklaratën e përbashkët në Kuvendin e Maqedonisë, Zheljaskov shfrytëzoi rastin për të folur për temën e gjuhës së urrejtjes dhe theksoi se duhet të respektojmë të drejtat e komunitetit bullgar në vend. Porositë e tilla të Zheljaskov vijojnë pasi që edhe zëvendësja e presidentit bullgar Ilijana Joteva, dje dërgoi kritika të ashpra ndaj Maqedonisë për gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë.

Është e qartë se ka shumicë, që për momentin është e pamjaftueshme, por siç e theksova dje, thashë një mendim se krerët shtetërorë mendojnë për brezat e ardhshëm ndërsa politikanët për zgjedhjet e ardhshme, duhet ta kundërshtojë gjuhën e urrejtjes ndërsa garancia për këtë  është respektimi aktiv i të drejtave të komunitetit bullgar, si dhe ndryshimi i Kushtetutës si pjesë e kësaj rruge.”- deklaroi Rosen Zheljaskov, Kryetar i Parlamentit të Bullgarisë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në bisedën me homologun e tij  bullgar sqaroi se Maqedonia është në proces të ndryshimeve kushtetuese, edhe pse kjo rrugë është e bllokuar për shkak të mospajtimit të opozitës për t’i përkrahur ato ndryshime.

“Përfundimi i fazës së skriningut të legjislacionit tonë është duke u zhvilluar dhe jemi në proces të ndryshimeve të Kushtetutës, për çka na duhet  shumica prej dy të tretave. Për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, ne ramë dakord që duhet të promovohet retorika pozitive që mund të kontribuojë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë për të arritur rezultate konkrete dhe të dukshme për qytetarët.”- tha Talat Xhaferi, Kryetar I Kuvendit.

Zheljaskov në kuadër të vizitës së tij në vend vendosi lule në varrin e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në kishën e Shën Spasit dhe së bashku me Xhaferin hapën ekspozitën e Trakisë së Argjendtë në Muzeun Arkeologjik.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara