Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas votimit nga Parlamenti me 75 vota Pro të Dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu Balla shkruan se do t’i shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.
“Do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë. Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Balla.