www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mbledhje e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së në Shkup

Posted on November 13, 2023November 13, 2023 by User User1

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të hapë takimin e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së – Parashikim Strategjik në një mjedis të ndryshueshëm: Perspektivat për bashkëpunim dhe siguri në Evropë – Ndërtimi i rrjetit të ekspertëve të OSBE-së, i cili mbahet në Shkup.

Formimi i Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së paraqet një tjetër përcaktues të arritur në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Ky rrjet ka për qëllim t’i hulumtojë trendet e shumta dinamike në bashkëpunimin e sigurisë në Europë dhe rolin kryesor që organizata të tilla si OSBE-ja dhe think tenk-ët luajnë në formësimin e politikave në këtë fushë kritike.

Krahas Osmanit, fjalë hyrëse do të ketë edhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid.

Në takimin dyditor të Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave partnere të OSBE-së si dhe think tenk-ëve.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara