www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pak para ndeshjes Kosovë-Izrael, policia arreston një person në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”

Posted on November 12, 2023 by User User1

Gazetari i sportit në Kanal10, Lorik Gashi ka njoftuar se Policia ka arrestuar një person në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” .
Siç raporton ai, personi i arrestuar nuk kishte mjet identifikues.

“Policia e Kosovës arreston një person në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” për shkak se ishte afriar stadiumit pa dokument identifikues”, shkruan Gashi.

Dardanët do të synojnë fitoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa Izraeli do të kërkojë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.

Izraeli renditet në vendin e tretë në Grupin I, me 11 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.

Ndërkohë Kosova ka humbur gjasat për kualifikim, duke u pozicionuar në pozitën e katërt me shtatë sosh.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1.

Përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për muajin tetor, por ajo u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara