www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fotografim pa termin për nxjerrjen e dokumenteve personale, MPB ka bërë gjithçka gati

Posted on November 12, 2023November 12, 2023 by User User1

Kompania ‘Brako’ prodhoi 20 komplete ekranesh prej profilesh çeliku dhe të mbushura me dërrasa kartoni, tërësisht në ngjyrë të bardhë mat, të përshtatshme për nevojat e sfondit fotografik. Punonjësit e BRAKO-s vendosën ekranet dje në stacionin e Policisë së Kisella Vodës “Prolet”,  ndërsa Ministria e Brendshme do të vendosë një pjesë të tyre në një tjetër stacion.

“Këto ditë sistemi do të testohet dhe publiku do të njoftohet menjëherë për fillimin e procesit me të cilin u mundësojmë qytetarëve të kalojnë procedurën e detyrueshme brenda afatit të përcaktuar ligjor, 12 shkurt 2024”, thonë nga MPB.

Ekranet janë bërë brenda tre ditëve dhe për këtë arsye është ndërprerë prodhimi në një pjesë të fabrikës, gjithçka për t’iu përgjigjur nevojës së shtetit për ripajisjen e shpejtë të pikës dhe hapjen e saj në ditët në vijim dhe për t’u mundësuar qytetarëve për të kaluar më lehtë dhe në kohë procedurën e detyrueshme për nxjerrjen e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit./KlanMacedonia/

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara