www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

SHBA-ja e vetëdijshme se kompanitë serbe po eksportojnë mallra në Rusi

Posted on November 11, 2023November 11, 2023 by User User1

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë potencuar se janë të vetëdijshme për ekzistencën dhe po shqyrtojnë raportet e kompanive serbe që, në kundërshtim me sanksionet, po eksportojnë mallra në Rusi që mund të përdoren në industrinë ushtarake.

“Ne përsëri i bëjmë thirrje Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare në mënyrë që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet dhe shkeljet që ka kryer në Ukrainë”, ka thënë Departamenti i Shtetit Amerikan për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe.

DASH-i ndër të tjera ka theksuar se SHBA-të kanë ndërmarrë dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të koordinuara kundër atyre që ndihmojnë Kremlinin – duke anashkaluar sanksionet dhe masat e kontrollit të eksporteve.

Sipas një hulumtimi të publikuar së fundmi, disa kompani serbe eksportojnë mallra dhe mallra të ashtuquajtura për përdorim të dyfishtë në Rusi.

Mallrat me qëllime të dyfishta, siç tregon emri, mund të përdoren për qëllime ushtarake dhe civile.

Sipas hulumtimit, eksporti kryhet pavarësisht premtimit të presidentit Aleksandar Vuçiç se Serbia nuk do të shërbejë si kanal për anashkalimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Të dhënat doganore tregojnë se kompanitë serbe kanë dërguar të paktën 71.1 milionë dollarë mallra të sanksionuara me përdorim të dyfishtë në Rusi që kur presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim të Ukrainës në shkurt 2022. (REL)

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara