www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të aplikojnë për 2 870 bursa deri të mërkurën

Posted on November 11, 2023November 11, 2023 by User User1

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri të mërkurën do të pranon aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtën e bursës e kanë studentët e regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e pare të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim: të jenë student të rregullt; të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve; të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucionet ose kompanitë e tjera; të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Në grupin e parë janë planifikuar 1470 bursa, në grupin e dytë 870 bursa, grupi i tretë me 500 bursa dhe grupi i katërt me 30 bursa. Vlera e bursave për të gjitha grupet është 6 080 denarë në muaj, duke llogaritur që bursa jepet nëntë muaj.

“Bursa për studentët e regjistruar në programet studimore – kimi, fizikë dhe matematikë, shkenca bujqësore, veterinare dhe të pylltarisë është 18.000,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor”, sqaroi Ministria.

“Aplikimi është vetëm në formë elektronike. Dokumentacioni nuk dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Studentë të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit fletëparaqitjes të plotësuar në formë elektronike ia bashkëngjisin dokumentacionin përkatës: http://e-uslugi.mon.gov.mk prej datës 01.11.2023 deri më 15.11.2023”, njoftoi Ministria.

Rezultatet duhet të shpallen deri më 29 dhjetor në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara