www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani thotë se po punohet që SHBA-ja të heq vizat për Maqedoninë e Veriut

Posted on November 11, 2023November 11, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se në kuadër të Dialogut Strategjik RMV-SHBA, një ndër fushat është edhe heqja e regjimit të vizave nga SHBA për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Osmani thotë se po punohet që gjithashtu të hiqet edhe kontrolle e qytetarëve tanë në dogana të SHBA-ve gjatë udhëtimit.

“Në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën e “Bashkëpunimit dypalësh, qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit”, në rrjedh e sipër është realizimi i aktiviteteve që i referohen qasjes së Maqedonisë së Veriut në: Programin për regjimin pa viza me SHBA-në (Visa Waiver Program) – proces afatgjatë që do të jetë në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit dhe do të sjellë impuls shtesë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik. Programin për hyrje globale i SHBA-së (Global Entry Program) – hyrje e pa penguar e qytetarëve tanë me vizë amerikane në SHBA pa realizimin e kontrolleve të zakonshme të sigurisë dhe doganave”, shkruan Osmani.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara