www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për “Grammy Awards 2024”

Posted on November 11, 2023November 11, 2023 by User User1

Të premten, Akademia e Regjistrimit të Muzikës në Los Angeles ka shpallur listën vjetore të nominimeve për mbrëmjen më të rëndësishme të çmimeve në industrinë e muzikës, ‘Grammy Awards 2024’.

SZA, Victoria Monét dhe Phoebe Bridgers janë tri prej artistëve më të nominuar sivjet në këtë ngjarje të madhe.

Ndërkohë, nominime në ‘Grammy Awards 202’ kanë arritur të marrin edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore: Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Bebe Rexha është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guettan.

Ndërsa Dua Lipa është nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele” – të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

E lumtur nga suksesi në fjalë, Dua publikoi një sërë imazhesh në llogarinë e saj në Instagram, të cilat ishin shkrepur nga prapaskenat e klipit të saj më të fundit “Houdini”.

10 milionë shikime për ‘Houdini’ në më pak se 24 orë dhe dy nominime ‘Grammy’ për ‘Dance The Night’. Çfarë dite. Faleminderit, faleminderit”, shkroi artistja nga Kosova në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, edhe Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj një fotografi të përbashkët me David Guettan, e cila tregonte se ishte nominuar për një çmim në ‘Grammy Awards 2024’.

“Faleminderit Akademisë së Regjistrimit që vendosët një buzëqeshje në fytyrën time sot”, shkroi Rexha në Instagram.

Përndryshe, 34-vjeçarja ka qenë e nominuar edhe vitin e kaluar për çmimin ‘Kënga më e mirë ritmike/elektronike’ për hitin e saj “I’m Good (Blue)”, por fatkeqësisht u mund nga Beyonce, e cila e fitoi çmimin në fjalë me këngën “Break My Soul”. 

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara