www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mërgim Berisha humb sezonin, Hoffenheim jep një përditësim mbi lëndimin e rëndë?

Posted on November 10, 2023November 10, 2023 by User User1

Sulmuesi i Hoffenheimit, Mërgim Berisha, i cili është me prejardhje nga Kosova duket se ka humbur sezonin pas lëndimit të rëndë të pësuar në fillimt të javës.

Para disa ditësh, klubi gjerman përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Mërgim Berisha është lënduar gjatë seancës stërvitore.

Ata kanë thënë se Berisha ka lënduar gjurin dhe është detyruar të largohet para kohe në stërvitjen që u zhvillua të martën.

Megjithatë, tani kanë arritur edhe kontrollet më të hollësishme të cilat kanë konfirmuar lëndimin e rëndë të reprezentuesit gjerman.

“Kontrollet e hollësishme kanë vërtetuar dyshimin se Mërgim Berisha pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes”.

“Ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të duhet të marrë një pushim për muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Me këtë lëndim, djaloshi me prejardhje nga Kosova ka shanse që ka humbur sezonin, pasi këto lëndime zakonisht dërgojnë deri në minimum gjashtë muaj mungesë.

Vlen të theksohet se Berisha është njëri nga emrat më të përfolur muajve shkaku i marrëdhënies së tij me banoren e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ku historia e tyre bëri bujë të madhe mediatike.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara