www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

ISHS mbyll përkohësisht kuzhinat në gjashtë shkolla në Karposh të Shkupit

Posted on November 10, 2023 by User User1

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) pas inspektimit të jashtëzakonshëm për shkak të paraqitjes së salmonelës ka mbyllur kuzhinat e shkollave në “Vojdan Çernodrinski”, “Jan Amos Komenski”, “Bratstvo” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” si dhe depon qendrore nga ku shpërndahen produktet ushqimore.

Ndalimi i funksionimit të kuzhinave shkollave, siç thuhet në kumtesë, do të jetë i vlefshëm deri në heqjen e masave të parapara sanitaro-higjienike dhe anti-epidemike.

Nga të dhënat e marra nga ISHP Qendra për Shëndet Publik – Shkup nga dita e djeshme janë paraqitur gjithsej 12 nxënës me simptoma të dhimbjes së stomakut dhe temperaturë të lartë trupore shkaku i bakteries salmonela.

“ISHSSH me vendim ka mbyllur përkohësisht kuzhinat në të gjashtë shkollat fillore, si dhe depon qendrore nga ku shpërndahen produktet ushqimore”, theksohet në komunikatë.

Ndalesa për punë e kuzhinave shkollore, siç theksohet, do të jetë i vlefshëm deri në heqjen e masave sanitaro-higjienike dhe antiepidemike, të cilat përfshijnë pastrim të përgjithshëm mekanik të hapësirës dhe pajisjeve, dezinfektimit të jashtëzakonshëm, dezinsektim dhe deratizim nga një institucion i autorizuar si dhe deri në marrjen e rezultateve negative të strishove të marra nga sipërfaqet dhe pajisjet e punës.

“Veprimi pas rezultateve të strishove të mara të ushqimit është në kompetencë të Agjencisë për ushqim dhe veterinari. ISHPSH është në komunikim të vazhdueshëm me ISHP Qendrën për Shëndet Publik – Shkup e cila monitoron gjendjen epidemiologjike në terren”, sqarohet mes tjerash në kumtesë.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara