www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas thotë se Autoriteti Palestinez është i gatshëm të marrë nën kontroll Rripin e Gazës

Posted on November 10, 2023November 10, 2023 by User User1

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka thënë se ai është i gatshëm të marrë kontrollin në Rripin e Gazës pas luftës së Izraelit me Hamasin por se kjo do të ndodhte vetëm si pjesë e një zgjidhje komprehensive politike e cila do të themelonte shtetin e Palestinës sipas tij bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe me Jerusalemin lindor si kryeqytet

Izraeli ka thënë se synon që të mbajë kontrollin për siguri në Gazë për një periudhë të pa caktuar ku sipas tyre kanë për qëllim eliminimin e Hamasit e cila momentalisht kontrollon Rripin e Gazës.

Izraeli pritet të refuzoj kërkesën e Abbasit prandaj mbetet e pa qartë se kush do të kontrolloj Rripin pas këtij konflikti. Komuniteti Ndërkombëtar gjithashtu ka hezituar që ta marrë përsipër këtë rol.

Në një fjalim për 19 vjetorin e vdekjes së ish liderit palestinez Yasser Arafat, Abbas bëri thirrje që të ruhet trashëgimia e tij dhe të mbrohet Autoriteti Palestinez si përfaqësuesja e vetme legjitime e palestinezëve.

Abbas bëri thirrje për një konferencë ndërkombëtare të paqes për të siguruar garanci ndërkombëtare dhe një afat kohor se kur përfundon okupimi izraelit i territoreve palestineze./gazetametro.net

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara