www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Forumin e 6-të të Paqes në Paris merr pjes kryeministri Kovaçevski

Posted on November 10, 2023November 10, 2023 by User User1

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot, së bashku me disa krerë shtetesh dhe qeverish, drejtues të organizatave ndërkombëtare, figura me ndikim nga biznesi ndërkombëtar, nga organizatat e shoqërisë civile, nga komuniteti akademik, do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të 6-të të Paqes në Paris, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi kryesor i Forumit është të inkurajojë bashkëpunimin dhe kërkimin e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballet bota.

Në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Kovaçevski do të trajtojë temën “Trajtimi i pabarazive dhe zbatimi i përshpejtuar i qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në kuadër të vizitës së punës në Paris, kryeministri Kovaçevski është paraparë të ketë takim bilateral me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien.

Kujtojmë se dje kryeministri Kovaçevski, zhvilloi vizitë zyrtare në UNESCO në Paris, ku u prit nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule. Vizita e Kryeministrit Kovaçevski është vizita e parë e një Kryeministri të Maqedonisë në UNESCO.

Kryeministri Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, realizuan takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Azule.

Në takim u theksua se këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut shënon 30 vjetorin e anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Kovaçevski mbajti fjalim në margjinat e Konferencës së Përgjithshme të 42-të të UNESCO-s, e cila mbahet në selinë e UNESCO-s në Paris.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara