www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Netanyahu: Nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve

Posted on November 9, 2023November 9, 2023 by User User1

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli të enjten se nuk do të kishte “armëpushim” pa lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Luftimet vazhdojnë dhe nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Sipas tij, “Izraeli po lejon korridoret e kalimit të sigurt nga brezi verior në jug të tij, siç bënë 50,000 banorë të Gazës vetëm dje”.

“Ne i bëjmë thirrje përsëri popullatës civile të Gazës që të evakuohet në jug”, ka shtuar ai.

Deklarata përkoi me atë të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, i cili tha se Izraeli do të fillojë të zbatojë pauzat e përditshme katër-orëshe të operacioneve ushtarake në zonat e Gazës veriore

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara