www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjenden mbetje mortore në Prekaz, dyshohet se janë të personave të zhdukur gjatë luftës

Posted on November 9, 2023 by User User1

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz të Skenderajt, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, të cilat dyshohet se mund të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Komisionit, gërmimet po vazhdojnë ende dhe “ne do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”.

Edhe në fund të muajit të kaluar, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur pati njoftuar se janë gjetur mbetjet mortore të një individi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë janë gjetur në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Çështja e personave të zhdukur është ngritur edhe në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, por që nuk ka pasur ndonjë progres konkret.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13 mijë njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800 mijë u zhvendosën dhe rreth 1 mijë e 600 janë të zhdukur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varreza masive në Serbi.

Deri më tani nga Serbia në Kosovë janë kthyer rreth 1 mijë mbetje mortore. (AP)

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara