www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

YouTuber-i më i famshëm në botë i dhuron shtëpi një djaloshi të panjohur

Posted on November 8, 2023 by User User1

YouTuber-i më i njohur në botë, Jimmy Donaldson, i njohur më mirë si MrBeast, i dhuroi një shtëpi një të panjohuri.

Për Halloween, MrBeast u befasua nga një fëmijë i panjohur që u shfaq në derën e tij. Ai ka postuar një video të një fëmije të veshur me një kostum lope duke ardhur te dera e një shtëpie që e kishte blerë me qëllim që ta dhuronte.

Djali shoqërohej nga familjarët e tij të cilët donin të shihnin se çfarë po ndodhte dhe shumë shpejt e kuptuan se nuk bëhej fjalë për shaka, duke qenë se e njihnin YouTuber-in.

Menjëherë pas djalit të cilit MrBeast i ndryshoi jetën, një tjetër fëmijë u shfaq në derën e shtëpisë dhe humbi mundësinë e jetës në vetëm pak sekonda.

Në listën e Forbes, MrBeast është krijuesi digjital më i suksesshëm në vitin 2023. Fitimet e tij bruto të vlerësuara arrijnë në 82 milionë dollarë. Ai ka mbi 200 milionë ndjekës në YouTube, ndërsa videon e parë e ka postuar kur ishte vetëm 13 vjeç.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara