www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshimet ekstreme të klimës, shkencëtarët e BE-së: Ky vit do të jetë më i ngrohti në 125,000 vjet

Posted on November 8, 2023November 8, 2023 by User User1

Tetori i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar në të gjithë globin. 

Temperatura mesatare e tij rezulton 1.7 gradë më shumë sesa mesatarja e muajit tetor përpara epokës industrial. Ai është po kështu muaji i pestë me radhë me një rekord të tillë, çka nënkupton se është pothuajse e sigurt se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar në histori.

Tetori ishte 0.4 gradë më i nxehtë sesa rekordi paraprak për tetorin nga viti 2019, duke e habitur edhe vetë  Samantha Burgessin, zëvendësdrejtoreshën e Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike, Copernicus. “Shkalla me të cilën po i thyejmë rekordet është tronditëse”, u shpreh ajo.

Pas të nxehtit të muajve të fundit, është praktikisht e sigurt se viti 2023 do të regjistrohet si viti më i nxehtë në histori, sipas Copernicus. Shkencëtarët i vëzhgojnë klimat e ndryshme për ta kuptuar se si planeti jonë zhvillohet si pasojë e emetimeve të gazrave serë nga dora e njeriut. Një planet më i nxehtë nënkupton mot ekstrem më të shpeshtë, si thatësira të mëdha apo uragane që përmbajnë më shumë ujë, pohon Peter Schosser, zëvendëspresident i Laboratorit për të Ardhme Globale në Universitetin e Shtetit të Arizonës.

“Tashmë shenjat janë të qarta: Po shkojmë drejt një regjimi klimatik i cili do të ketë më shumë ndikim tek njerëzit”, u shpreh ai. Ky vit ka qenë tejet i nxehtë kryesisht për shkak të ngrohjes së oqeaneve, çka nënkupton se ato po ndihmojnë më pak tani se në të kaluarën për t’iu kundërvënë ngrohjes globale. Historikisht, sipas Burgess, oqeanet kanë thithur 90% të të nxehtit tepricë, të krijuar nga ndryshimet klimatike.

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara