www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Granit Xhaka pranon se qau pasi u bashkua me Leverkusenit – jo sepse i mungon Arsenali 

Posted on November 8, 2023November 8, 2023 by User User1

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka treguar se kishte lot gëzimi kur përfundoi kalimin nga Arsenali te Bayer Leverkusen në verë. 

Djaloshi nga Prishtina befasoi të gjithë gjatë afatit kalimtar veror duke kaluar te klubi gjerman, edhe përkundër ofertave të shumta për të qëndruar në Emirates dhe nga disa klube tjera të mëdha.

Megjithatë, Xhaka kishte ndarë mendjen për të kaluar te “farmaceutikët” dhe ishte shumë i emocionuar kur përfundoi transferimin.

“Unë jam një person shumë emocionues, më pëlqen të qaj dhe nuk më vjen turp për këtë”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Zvicrës.

“Sigurisht që edhe unë qajë nga gëzimi ndonjëherë. Për shembull, kur bëra transferimin tim këtu në Leverkusen”.

“Unë gjithashtu qava me lot gëzimi sepse doja shumë të kthehesha. Mendoj se është gjithashtu pjesë e imja si person”, përfundoi Xhaka.

Pas shtatë sezonesh në veri të Londrës, Xhaka u transferua në Leverkusen për rreth 15 milionë euro.

30-vjeçari i cili bëri 297 paraqitje për Gunners fitoi dy FA Cup. 

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara