www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shefi i Këshillit Evropian thekson rritjen e numrit të viktimave të civilëve nga sulmet izraelite në Gaza

Posted on November 7, 2023November 7, 2023 by User User1

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një fjalim në Konferencën e Ambasadorëve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel ka theksuar numrin në rritje të civilëve nga bombardimet e Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

“Izraeli është një mik dhe aleat. Është demokraci. Ne do të mbështesim gjithmonë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me ligjin ndërkombëtar, veçanërisht ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha Michel.

Megjithatë, Michel paralajmëroi se “duhet marrë çdo masë për t’u siguruar që civilët të mos jenë në shënjestër dhe kjo përfshin stafin ndërkombëtar dhe personelin mjekësor”.

Ai theksoi se që nga fillimi i luftës më 7 tetor, 88 punonjës të ndihmës janë vrarë.

“Civilët duhet të mbrohen në çdo mënyrë. Çdo jetë civile ka rëndësi. Në këtë sfond, ne përsërisim thirrjen tonë për një pauzë humanitare në Gaza”, tha Michel.

Duke folur gjithashtu në konferencë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se “tragjedia e shpalosur në Lindjen e Mesme është rezultat i një dështimi kolektiv politik dhe moral për të cilin populli izraelit dhe palestinez po paguajnë një çmim të lartë”.

“Strategjia ushtarake e Izraelit gjithashtu duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin që synon të shmangë, në çdo masë të mundshme, vdekjet dhe vuajtjet e popullatës civile”, tha Borrell.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara