www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U sulmua nga dy qen disa ditë më parë, ndërron jetë 84-vjeçari në spitalin e Durrësit

Posted on November 6, 2023 by User User1

I moshuari i cili u sulmua nga dy qen pitbull në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit në Durrës në datën 2 nëntor ka ndërruar jetë këtë të hënë.

Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shumta të marra në kokë dhe trup dhe ka humbur jetën në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Viktima H.B. ishte duke ecur në rrugë kur dy qentë e sulmuan agresivisht.

Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, të cilët janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, i cili mori plagë të rënda.

Pronari i qenve pitbull që sulmuan të moshuarin është vënë në pranga. Ndaj 44-vjeçarit me iniciale A.L. rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Theksojmë se qentë endacakë dhe jo vetëm, bëhen shpesh shqetësim për qytetarët, që duhet të përballen me frikën e sulmeve të papritura.

Më parë, pre e sulmeve nga qentë kanë rënë edhe fëmijët. Një 10-vjeçar u kafshua në vitin 2021 në mënyrë makabre nga një qen endacak. Ai ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e Tiranës, kur një qen agresiv e sulmoi papritur. Një tjetër u sulmua në rrugën “Llambi Bonata”, nga një qen, të cilin pronari e kishte lënë të lirë.

Problem mbetet braktisja ose mungesa e ruajtjes së qenve të racave të rrezikshme nga pronarët e tyre. Çdo muaj, në bashkitë e vendeve, sidomos në kryeqytet, ka denoncime nga qytetarët, për qentë e braktisur në rrugë të racave agresive si pitbull, rottweiler, doberman etj, të cilët cilësohen si të rrezikshëm.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara