www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme

Posted on November 5, 2023November 5, 2023 by User User1

Zëdhënësi i LSDM-së dhe deputet, Darko Kaevski sot deklaroi se gjatë javës së kaluar nuk janë mbajtur bisedime për Kodin zgjedhor, duke cekur se partia e tij është e gatshme të bisedojë për të gjitha temat. LSDM, sipas tij, mbetet në qëndrimin fillimisht të mbahen zgjedhje presidenciale, e më pas zgjedhjet e rregullta parlamentare.

“Gjatë javës së kaluar nuk patëm bisedime konkretisht për Kodin zgjedhor, por nëse ka ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjitha temat dhe kemi qëndrime parimore dhe në bazë të atyre qëndrimeve do të bisedojmë dhe do të sjellim vendime të cilat janë në interes të qytetarëve”, tha Kaevski.

Rreth mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Kaevski potencoi se partia e tyre mbetet në qëndrimin se fillimisht do të mbahen zgjedhjet presidenciale në terminin e rregullt e më pas zgjedhjet e rregullta parlamentare.

“Në pjesën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, shumë shpesh e themi qëndrimin tonë parimor se fillimisht do të jenë zgjedhjet e rregullta presidenciale, e më pas të rregulltat parlamentare. Gjithsesi se jemi të hapur për bisedime për datën e saktë. Presim të ketë grupe të punës në Kuvend, ku opozita do të nominojë anëtarë të vet, dhe do ta konstatojmë datën e saktë të mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Kaevski.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara