www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Së paku gjashtë viktima në tajfunin Doksuri në Filipine

Posted on July 26, 2023July 26, 2023 by User User1

Tajfuni Doksuri sot i goditi pjesët veriore të Filipineve me erë të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme, me ç’rast jetën e humbën së paku gjashtë persona, ndërsa mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Tajfuni shkuli çati të shtëpive, vërshoi fshatra dhe shkaktoi dhjetëra rrëshqitje të dheut, kumtuan autoritetet lokale.

Tajfuni e goditi ishullin Fuga, ndërsa më vonë edhe një ishull tjetër në provincën Kagajan, ku pothuajse 16.000 njerëz u evakuuan nga fshatrat bregdetare, ndërsa shkollat dhe gjithçka tjetër janë mbyllur si masë kujdesi për shkak të motit të lig.

Dhjetëra mijë njerëz u goditën nga vërshimet dhe probleme të tjera të shkaktuara nga tajfuni.

Së paku katër qytete mbetën pa rrymë, ndërsa gjashtë ura u rrëzuan, kumtuan autoritetet në Kagajan në raportin për dëmet.

Roja bregdetare përdori barka gome dhe litarë për t’i evakuuar fshatarët e robëruar në shtëpitë e tyre nga vërshimi në qytetin Bakara në Ilokos Norte.

Filipinet çdo vit goditen mesatarisht nga 20 stuhi të mëdha, me qindra viktima.

Pas Filipineve, tajfuni do të vazhdojë drejt Tajvanit dhe Kinës lindore.

Shkencëtarët paralajmëruan se këto stuhi, të cilat e shkatërrojnë edhe infrastrukturën kritike, bëhen më të fuqishme për shkak të ndryshimeve klimatike./koha

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara