www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aeroporti i Hamburgut mbyllet – një person i armatosur qëllon në drejtim të policisë i cili mban peng fëmijët e tij në makinë

Posted on November 5, 2023November 5, 2023 by User User1

Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Hamburgut, janë pezulluar për shkak të kërcënimit ku një person i armatosur ka qëlluar sot në mbrëmje drejtë policisë në aeroportin e Hamburgut.

Sipas asaj që transmeton BILD, me makinën e tij pa targë, ka depërtuar një pengesë sigurie në portën veriore dhe u ngjit në platformë.

Menjëherë është dhënë alarmi për policinë shtetërore dhe federale.

Sipas informacioneve të BILD, burri mban “peng” dy fëmijë në makinë. Pak para se personi i armatosur të vihej re nga forcat e sigurisë në aeroport, gruaja e tij kishte lajmëruar policinë dhe kishte paralajmëruar oficerët në një telefonatë urgjente se burri i saj po vraponte për në aeroport – me fëmijët!

Trafiku ajror në Hamburg është ndalur plotësisht. E gjithë qasja në terminale është e bllokuar. Situata është konfuze, forca të forta policie ndodhen në vendngjarje me një kontigjent të madh.

Burri mësohet se ka ndezur disa zjarre në zonën e aeroportit! Sipas informacioneve aktuale të BILD, ai ka qëlluar disa herë nga automjeti i tij ku qëndron me fëmijët në makinë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara