www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të gjithëve na ka ndodhur të kemi uri në mes të natës, eksertët zbulojnë shkaktarët e këtij fenomeni!

Posted on November 4, 2023November 4, 2023 by User User1

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte. Por, ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë. Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme. Të gjithë e kemi përjetuar së paku një herë këtë ndjesi: Është ora 22:30 dhe ju kanë mbetur 30 minuta për të përfunduar emisioni i preferuar para se të flini, dhe papritmas filloni të ndjeheni të uritur për disa biskota apo ëmbëlsira – por a duhet të pritni deri në mëngjes për këtë apo guxoni të hani gjatë natës?

Nivelet e sheqerit në gjak

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme. Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur. Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.

Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin. Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth. Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe. Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.

Ushqyerja e çrregullt

Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës. Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest. Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote. Kësisoj, nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur.

Kequshqyerja

Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona. Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.

Luhatjet e humorit

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike. Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë.

Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë. Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.

Sindroma e ushqyerjes gjatë natës

Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje. Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin.

Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra. Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara