www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Stuhia” në Maqedoni: Reshjet e shiut shtojnë nivelet e lumejve!

Posted on November 4, 2023November 4, 2023 by User User1

Rajoni i Maqedonisë së Veriut, nga dje është kapluar në reshje shiu, që vende-vende kanë qenë të rrëmbyeshme. Gjatë 24 orëve të fundit, sic njofton KlanM, sipas autoriteteve, më së shumti shi ka rënë në Anet e Mavrovës – 87 litra në metër katrorë, pasojnë Dibra me 65, Kriva Pallanka me 57, Berova me 40 e kështu me radhë.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar probleme në disa rajone perëndimore të vendit, vecanërisht në atë të Dibrës, ku janë regjistruar bodrume të përmbytura.

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, ka paralajmëruar derdhje të mundshme të lumejve që mund të shkaktojnë probleme lokale nëpër vendbanime dhe infrastrukturën rrugore, si dhe rrëshqitje të dheut.

Lidhja Auto-Moto e vendit njoftoi se për shkak të rrëshqitjes së dheut ishin mbyllur drejtimet rrugore Kumanovë – Kratovë dhe Kumanovë – Kriva – Pallankë.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara