NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup filloi me rikonstruktimin e plotë të parkut të kafshëve të shoqërimit, i cili ka një sipërfaqe prej 1100 metrash katrorë. Me rikonstruksionin e parkut të kafshëve të shoqërimit rivitalizohen rekuizitat e vjetra, por njëkohësisht vendosen edhe përmbajtje të reja për kafshët shtëpiake.
Qyteti i Shkupit dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup njëkohësisht po fillojnë me ndërtimin e parqeve të reja për kafshë në megaparqet në Gjorçe Petrov, Çair dhe Kisella Vodë, ndërsa një park i tillë për kafshët e shoqërimit është planifikuar edhe në megaparkun e ri në komuna e Karposhit, njofton kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska.





