Pompa e derivateve “Hib Petrol” në Ferizaj ishte cak i një grabitje të armatosur që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku pati edhe shkëmbim zjarri nga ana e hajnave dhe policëve që intervenuan në vendin e ngjarjes. Si në filma, hajdutët gjuajtën në drejtim të Policisë dhe arritën të largoheshin, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur hajnat gjuajnë me armë të gjata në drejtim të Policisë, teksa një zyrtar policor shihet duke vrapuar.
