www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohet në Fushë-Krujë Elmir Tufa, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Posted on November 3, 2023November 3, 2023 by User User1

Elmir Tufa, i shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në shkurt të vitit 2021, është arrestuar këtë të enjte (2 nëntor). Tafa u kap në Fushë-Krujë, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të Kastratit.

“I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”. Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K.”, njofton Policia. 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar duke vënë në dukje se ka ende shumë persona në kërkim dhe ngjarje të rënda kriminale pa autor.

“Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për vrasje, u ndalua sot nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë. Përgëzime për sot”, Shkruan Balla.

Kastrati u ekzekutua në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po udhëtonte me automjetin e tij. Për ngjarjen është në burg Albert Zaja, ndërsa janë ende në kërkim Elson Xhecuka dhe  Roland Cara.

Ngjarja dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi në vitin 2016 u tentua të vritej në një atentat Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara