www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Netanyahu krenohet me sukseset e ushtrisë së Izraelit

Posted on November 2, 2023 by User User1

“Ne jemi në kulmin e betejës dhe kemi pasur suksese mbresëlënëse. Tashmë kemi kaluar periferi të qytetit të Gazës, po përparojmë”, kështu deklaroi kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu pas 27 ditësh sulme të vazhdueshme në territoret e kontrolluara nga militantët e Hamasit.

Lideri izraelit vijon të përditësojë sukseset që ushtria e vendit të tij ka bërë prej disa javësh, ku në shënjestër kanë qenë vendet ku pretendohet se janë strehuar militantët.

“Asgjë nuk do të na ndalojë, do të ecim përpara. Ne do të avancojmë dhe do fitojmë, këtë do e bëjmë me ndihmën e Zotit e luftëtarëve tanë heroikë”,shkroi Netanyaho në një postim në “X”.

Sipas ekspertëve territoret me popullsi më të lartë në Rripin e Gazës shihen si një sfidë shumë më e madhe për ushtrinë sesa zonat rurale. Forcat e mbrojtjes izraelite besohet se do të qëndrojnë në pritë, ndërsa Hamasi pritet të ketë përgatitur pozicione snajperi dhe antitank.

Ushtria e Izraelit do të duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat militantët e Hamasit i kanë përdorur për të nisur sulme të befasishme kundër kundërshtarëve.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara