www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Së paku pesë viktima gjatë motit të lig në Itali

Posted on July 26, 2023July 26, 2023 by User User1

Së paku pesë persona e humbën jetën në Itali gjatë motit të lig dhe zjarreve në Sicili, për ç’shkak Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonet më rëndë të goditura.

“Me pikëllim të madh e pranova lajmin për dy raste fatkeqe të shkaktuara nga moti i lig, në të cilat jetën e humbi një vajzë 16-vjeçare në kampin e vëzhguesve në Breshia (në veri) dhe një grua në Lisone (në veri), të cilën e zuri druri përmbi, shkroi kryeministrja italiane Xhorxha Meloni në Tuiter.

Era e fuqishme deri 110 kilometra në orë, reshjet e rrëmbyeshme të shiut e kapluan Milanon, qendrën ekonomike të vendit, duke i vërshuar rrugët dhe çrrënjosur drunjtë të cilët binin në rrugë.

Ndërmarrja lokale e trafikut ka paraqitur dëmtime serioze të rrjetit elektrik, ndërkaq ka pasur edhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në qendrën historike të qytetit.

Përderisa në veri të gadishullit po mbizotëron moti i lig, jugun e ka kapluar vala e të nxehtit me temperatura prej 47,6 gradë Celsius, që është matur të hënën në Katania, Sicili, kumtoi mbrojtjacivile lokale.

Trupat e djegur të dy burrave 70-vjeçarë janë gjetur në një shtëpi e cila u kaplua nga zjarri, ndërsa gruaja 88-vjeçare ndërroi jetë në afërsi të Palermos, lajmëruan mbrëmë mediumet lokale.

Krahas kësaj, zjarrfikësit sicilianë prej mbrëmë po luftojnë me disa zjarre, ndërkaq njëri arriti në afërsi të aeroportit në Palermo, i cili u mbyll për disa orë gjatë mëngjesit.

Kryetari i rajonit sicilian, Renato Shifani, tha se do të kërkojë nga qeveria, e cila do të tkaohet sot, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në ishullin mesdhetar.

Xhirime të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr afër një autostrade në afërsi të Sirakuzës, ndërsa në internet u paraqit fotografia me një copë të jashtëzakonshme të akullit prej 19 centimetrave që ra në Azano Decimo, në afërsi të Pordenones, në verilindje.

Për shkak të zjarreve është ndërprerë edhe komunikacioni hekurudhor.

“Çrregullimi klimatik që e goditi vendin tonë kërkon nga të gjithë ne, pa përjashtim, ta ndryshojmë sjelljen tonë”, deklaroi ministri italian për mbrojtje civile, Nelo Musumeci./koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara