
Presidenti Stevo Pendarovski ka caktuar seancën e Këshillit të Sigurimit për sot me fillim në ora 12:00, njoftoi zyra e kreut të shtetit.
Situata e sigurisë në vend dhe në rajonin euroatlantik do të jetë në rend dite të seancës që do të mbahet në vilë “Vodno”.
Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erold Musliu.
