www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Konfirmohet e vdekur Shani Louk: Terroristët e Hamas ‘e torturuan dhe ia prenë kokën’

Posted on November 1, 2023November 1, 2023 by User User1

Familja e 22 vjeqares gjermano-izraelite Shani Louk e cila ishte rrëmbyer nga Hamasi dhe ishte dërguar në Rrip të Gazës është informuar se ajo ka vdekur, transmeton Gazeta Metro.

Nëna e saj Ricarda ka thënë për mediumin gjerman RTL se ajo ka pranuar lajmin fatkeq se vajza e saj nuk është e gjallë.

Ricarda Louk së pari kishte ngritur alarmin për vajzën e saj kur e kishte parë në një video që po qarkullonte në internet nga e cila e kishte njohur.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha më vonë për mediat gjermane se Louk besohet se i është prerë koka.

Në një intervistë për gazetën Bild , ai tha: “Më vjen vërtet keq të raportoj se tani kemi marrë lajmin se Shani Nicole Louk është konfirmuar e vrarë dhe e vdekur.

“Kjo do të thotë se këto kafshë barbare, sadiste ia prenë kokën ndërsa sulmuan, torturuan dhe vranë izraelitët. Është një tragjedi e madhe dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj.”

Ajo ishte marrë nga një festival i muzikës në një shkretëtirë afër kufirit me Rripin e Gazës. Pavarësisht se Louk është deklaruar e vdekur, trupi i saj nuk është kthyer nga Gaza.

Familjarët e Louk janë lajmëruar nga shërbimi i shpëtimi në Izrael (Zaka) ku ju është kumtuar lajmi se kanë gjetur një kockë nga kafka e saj pa të cilën një person nuk mund të mbijetoj dhe nga testet ka rezultuar që është e saj.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara