www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Yjet e “Friends” thyejnë heshtjen pas vdekjes së mikut të tyre, Matthew Perry

Posted on October 31, 2023 by User User1

Pesë yjet, miqtë e të ndjerit Matthew Perry nga seriali “Friends”, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët zyrtare në lidhje me vdekjen tragjike të aktorit në moshën 54-vjeçare.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nënshkruan të gjithë deklaratën, duke u thënë fansave se janë zemërthyer nga lajmi.

“Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë. Ne jemi një familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të mbajtur zi dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matthew, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën”, thanë ata për “People” .

Perry luajti si Chandler Bing në serialin “Friends”. Ky serial i cili ndoqi jetën e gjashtë miqve në të 20-at e tyre që jetonin në New York, ishte një hit i madh në të gjithë globin kur u transmetua midis 1994 dhe 2004. Rikujtojmë, se aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Sipas mediave të huaja, aktori u gjet i pajetë në pishinë në shtëpinë e tij. Roli i parë i Perry-t ishte një pjesë e vogël në dramën “240-Robert” në 1979. Prej aty erdhën pjesë të tjera në shfaqje duke përfshirë “Charles in Charge”, “Silver Spoons” dhe “The Tracey Ullman Show”. Ndërkaq, vetëm disa orë pas vdekjes së aktorit, bashkëprotagonistja e “Friends” Lisa Kudrow u ofrua për të adoptuar qenin e të ndjerit. Ajo tha se do të merrte pjesë në funeralin e tij dhe madje mund të adoptonte qenin e tij, i cili kishte qenë me të për tre vjet.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara