www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Është intervenuar në pesë zjarre në hapësirë ​​të hapur, në komunën e Dibres është ende aktiv zjarri

Posted on October 31, 2023October 31, 2023 by User User1

Ekipet e zjarrfikësve gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar në pesë zjarre në hapësirë ​​të hapur, nga të cilat një tjetër deri në mëngjesin e sotëm është akoma aktiv. Ky është zjarri në komunën e Dibrës, në afërsi të lokalitetit “Krasnica”, në zonën e fshatit Gari, në malin Stogovë.

Siç kumtoi QMK-ja, dje rreth orës 12:45 përmes numrit të vetëm për tthirje emergjente 112 në QMK është marrë njoftim për zjarrin.

Nga QMK-ja rajonale Dibër kanë kontaktuar NJTKZ-në Dibër dhe NP “Pyjet Kombëtare” – filial “Stogovë” nga Dibra, si dhe me banorë që jetojnë në afërsi të vendit ku është vërejtur zjarri. Njëkohësisht kanë marrë njoftim se zjarri është në terren të vështirë të aksesueshëm dhe nuk ka rrezik për përhapje të tij.

NP “Pyjet Kombëtare” – filial “Stogovë” nga Dibra kumtuan se gjatë ditës së djeshme nuk ka qenë e mundur të intervenohet, ndërsa gjatë ditës së sotme do të dërgojnë një ekip në terren.

Në katër zjarret e shuara në hapësirë të hapur, digjej bimësi e ulët. Ato ishin në: Komunën e Mogillës, afër fshatit Ivanjevc, Komunën e Dollnenit, në mes të fshatit Debreshtë dhe Lazhan, Komunën e Staro Nagoriçanit, afër fshatit Mllado Nagoriçan dhe në Komunën e Bogovinës në atarin e fshatit Urviç. 

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara