www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arritje rekorde – Messi e merr në duar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë

Posted on October 30, 2023October 30, 2023 by User User1

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë, që është një arritje historike dhe në të njëjtën kohë një rekord.

Asnjë lojtar në histori të futbollit nuk ka arritur të fitojë kaq herë çmimin më të madh individual.

Argjentinasi ia doli të mposhte Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për të fituar çmimin prestigjioz.

Argjentinasi e kompletoi futbollin e tij në Katar kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës, ndërsa gjithashtu shënoi shtatë gola dhe u shpall lojtari i turneut në pesë përballje.

2) Erling Haaland

Sulmuesi norvegjez pati sezonin më të mirë debutues që kemi parë në Evropë për një kohë të gjatë. Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për Manchester Cityn. Golat e tij ndihmuan Citizens të fitonin tripletën. Nëse Messi nuk do t’i mposhte të gjithë në Kupën e Botës, Haaland do të ishte fituesi i qartë i çmimit këtë vit.

Për të kompensuar Haalandin, UEFA e shpalli lojtarin më të mirë në Evropë për vitin 2023.

3) Kylian Mbappe

Francezi gjithashtu pati një sezon të mrekullueshëm për klubin dhe vendin. Mbappe kërcënoi se do t’i hiqte trofeun e Kupës së Botës nga duart e Messit në Katar kur ai shënoi një hat-trick në Katar. Ai e përfundoi turneun si golashënuesi më i mirë me tetë gola.

Mbappe gjithashtu shënoi 41 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje për PSG. Por, ai përfundimisht nuk arriti të fitojë një trofe serioz, përjashtuar këtu vetëm Ligue 1. Kjo është arsyeja pse ai pritet të përfundojë vetëm i treti këtë vit.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara