www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mexhiti: Për herë të parë në Ministri u krijua komisioni mbikëqyrës për parandalimin e shëndetit mendor dhe gjendjes psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve

Posted on October 30, 2023October 30, 2023 by User User1

Ministri i Shëndetësisë,  Fatmir Mexhiti, foli sot në hapjen e punëtorisë së parë për ngritjen e vetëdijes për parandalimin e shëndetit mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në shtet, përmes përfshirjes së grave udhëheqëse nga bashkësitë lokale. 

“Si Ministër i Shëndetësisë, në shtator të këtij viti, për herë të parë në Ministri, kam emëruar një komision mbikëqyrës me përfaqësues nga të gjitha palët relevante në shëndetësi, arsim dhe sektorin social, si dhe përfaqësues të shoqatave profesionale dhe ekspertë të fushës.  Komiteti Mbikëqyrës ka për detyrë të monitorojë aktivitetet në lidhje me parandalimin e shëndetit mendor dhe gjendjes psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve, në kuadër të programit të përbashkët të OBSH-së dhe UNICEF-it, si dhe të përgatisë një Plan Veprimi Kombëtar me masa dhe aktivitete që synojnë t’i përgjigjen nevojave të shëndetit mendor të brezit të ri, dhe këtë deri në fund të këtij viti”, theksoi ministri Mexhiti, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Rezultatet e fundut nga hulumtimi për sjelljen e fëmijëve të moshës shkollore (11, 13 dhe 15 vjeç) në vendin tonë, të publikuar javën e kaluar, treguan se deri në 57 për qind e vajzave 15-vjeçare raportuan ndryshime të shpeshta të humorit, pothuajse çdo ditë në gjashtë muajt e fundit.

“Është e nevojshme të veprojmë së bashku. Vetëm me një partneritet dhe bashkëpunim të përkushtuar mes institucioneve të ndryshme, të rinjve, prindërve/kujdestarëve, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, do të mundësojmë mbështetje për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve tanë”, shtoi ministri.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara