www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Gaza fëmijët pinë ujë të kripur, OKB bën thirrje për ndihma

Posted on October 30, 2023October 30, 2023 by User User1

Fëmijët po përballen me një situatë “katastrofike” në Gaza, ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’u japin ujë të kripur, sipas agjencisë së OKB-së për ndihmë për fëmijë, Unicef.

Toby Fricker, një zëdhënës i organit, i tha BBC News se mungesat që ekzistonin në Gaza edhe para konfliktit aktual ishin “rritur në një nivel tjetër”.

I pyetur për furnizimet me ndihma që tani kanë mundur të hyjnë në Gaza, Fricker tha: “Ka pasur furnizime, por janë jashtëzakonisht minimale.

“Kur shihni nevojat e jashtëzakonshme në terren që kemi, duhet të ketë shumë, shumë, shumë më tepër.”

Fricker bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” dhe rritje të ndihmave në Gaza “në baza të qëndrueshme”.

“Ajo që ne po shohim tani në baza të përditshme është se fëmijët po vriten, fëmijët po plagosen, sakatohen,” tha ai.

“Dhe kjo është gjëja numër një, të mbroni jetën e fëmijëve dhe t’i mbani fëmijët gjallë.”

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara