www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Krenar Lloga takoi Albulena Haxhiu: Bashkëpunimi Maqedoni-Kosovë me prioritet

Posted on October 29, 2023 by User User1

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga gjatë samitit të ministrave të drejtësisë të Ballkanit dhe BE-së në Shkup zhvilloi takim dypalësh me ministren e drejtësisë të Kosovës, Albulena Haxhiu.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian sjell përparësi për qytetarët tanë dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me vendet e rajonit. Me kolegen time nga Republika e Kosovës, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, diskutuam për vizionin e përbashkët, vlerat dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen vendet tona.
Reformat në sistemin gjyqësor, pavarësia e sistemit dhe profesionalizmi i të zgjedhurve të pushtetit gjyqësor janë e vetmja rrugë për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të siguruar një sistem funksional dhe të drejtë”, ka nënvizuar ministri Lloga.

Sipas tij, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës, kanë shumë përvoja pozitive që mund t’i ndajnë për të hapëruar me sukses drejt rrugës evropiane. Ne jemi një hap para hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe po shënojmë progres në shumë fusha, që është një përvojë e dobishme për Kosovën.

“Në anën tjetër, Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe shembull për rajonin në fushën e digjitalizimit të sistemit të drejtësisë, proces ky që është prioritet edhe për vendin tonë”, theksoi Lloga.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara